Hapen kufijtë e Anglisë, hiqet karantinimi dyjavor për 59 vende
Anglia ka publikuar ditën e premte një listë të plotë të vendeve për të cilat karantina nuk është më kusht për të vizituar vendin. Në listën e cila hyn në fuqi me datën 10 korrik, përfshihen Greqia, Kroacia, Serbia, Spanja, Franca dhe Belgjika. Shqipëria nuk është në listë.
Por vendet si Kina, SHBA, Suedia dhe Portugalia nuk janë të përfshira, domethënë personat nga ato vende duhet të izolohen për 14 ditë. Skocia dhe Uellsi, nuk kanë vendosur ende nëse do të pranojnë këtë listë, ndërkohë që Irlanda Veriore do të mbajë në fuqi rregullat ekzistuese. Njerëzit që udhëtojnë nga 59 vendet nuk do të duhet të karantinohen kur të mbërrijnë në Angli.
Disa nga vendet që gjenden në listë përfshijnë destinacione të njohura si Turqia dhe Qipro, si dhe Australinë, Barbados, Hong Kongun, Japoninë, Zelandën e Re dhe Vietnamin. Sidoqoftë, disa vende, siç është Zelanda e Re, do të kërkojnë që vizitorët të izolohen pas mbërritjes.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania