Hapen letrat 250-vjeçare, u ishin dërguar marinarëve francezë të kapur rob në 1700
Plot 250 vjet nga momenti kur u shkruan, një stok letrash të dërguara për marinarët francezë janë hapur dhe studiuar. Marinarët u kapën rob nga britanikët në kulmin e luftës 7-vjeçare dhe u mbajtën në burg në Mbretërinë e Bashkuar.
Letrat e shumta iu dërguan detarëve nga bashkëshortet dhe nënat, që nuk ishin në dijeni të fatit të të dashurve të tyre. Ato u zbuluan në arkivat britanike nga një profesor francez në Universitetin e Kembrixhit.
“E kuptova menjëherë se këto nuk ishin letra diplomatësh, aristokratësh, apo të klasit të lartë, por letra nga njerëz të zakonshëm. U emocionova shumë dhe menjëherë kuptova se ky stok letrash ishte një objekt unik dhe emocioni më i madh që kam përjetuar deri më sot si historian”, tha Renaud Morieux, profesor i historisë evropiane nw Universitetin e Kembrixhit.
Letrat hedhin dritë mbi jetën e familjeve gjatë viteve 1.700. Në disa prej tyre shprehet dashuria dhe besnikëria ndaj bashkëshortëve dhe të fejuarve të humbur. Në njërën prej tyre, e shkruar nga një nënë për të birin, djali kritikohet për faktin se nuk i përgjigjej së ëmës. Mendohet se disa nga dërguesit ndërruan jetë pa i parë sërish të dashurit e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nën hetim për korrupsion, jep dorëheqjen kryeministri i Portugalisë
- VIDEO/ Sulmohet me armë eskorta e presidentit palestinez
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë