Hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, Balluku: Bëmë realitet ëndrrën e të gjitha qeverive

12 Dhjetor 2020 | 19:05

Është hapur gara ndërkombëtare për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se tuneli i Llogarasë ka qenë ëndërr e të gjitha qeverive dhe premtim elektoral në shumë palë zgjedhje, por do të bëhet realitet në qeverinë Rama.

Znj. Balluku tha se ky tunel do të jetë jo vetëm një zgjidhje teknike, por edhe vizive dhe estetike për rivierën e jugut.

“Tuneli i Llogarasë ka qenë ëndërr e të gjitha qeverive, pasi është çelësi i suksesit për strategjinë  e turizmit në jug të vendit. Ka qenë premtim elektoral i qeverive të shkuara, por ashtu si shumë projekte të tjera do të bëhet realitet në qeverinë Rama.

Ky është një projekt me fokus të veçantë edhe nga arkitektët, është një zgjidhje jo vetëm teknike, por edhe vizive. Bëhet fjalë për portën hyrëse për në rivierën e jugut, është edhe një lidhje estetike.

Duhet theksuar se është pjesë e atij gjerdani të infrastrukturës që nis me aeroportin e Vlorës, bypassin, portin e jahteve, hyrjen në tunel, daljen në një urë spektakolare dhe një rrugë të re që e lidh me fshatin Dhërmi. Është një paketë e tërë infrastrukturore që do të dorëzohet shumë shpejt”, u shpreh ministrja Balluku.

Tuneli me gjatësi 5992 metra duhet të përfundojë brenda 36 muajve, pra në vitin 2024 por sipas ministres parashikohet që ky tunel si një vepër e rëndësishme infrastrukturore të jetë gati para afateve të vendosura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026