Hapet Kulla Eifel, përgjysmohet numri i vizitorëve nga masat mbrojtëse
Kulla Eifel ka mirëpritur vizitorët e parë pas mbylljes si rrjedhojë e pandemisë. Shpërthimi i Covid-19 detyroi një nga atraksionet më emblematike të Parisit që të mos ishte funksionale për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Tanimë me rihapjen gjërat kanë ndryshuar. Higjiena dhe distanca sociale janë thelbësore për të hyrë. Vizitorët mund të futen në kullën 324 metra të lartë vetëm përmes shkallëve pasi ashensorët nuk ofrojnë hapësirën e nevojshme për të mbajtur largësinë e nevojshme mes njerëzve.
Edhe pse kulla u hap, të gjithë personat që hyjnë nuk lejohen të shkojnë më lart se kati i dytë dhe çdokush mbi moshën 11 duhet të mbajë një maskë.
Duke marrë në konsideratë tërë humbjet që pësoi kompania që e administron, menaxheri i përgjithshëm thotë se nuk mund të vazhdonin të qëndronin të mbyllur.
“Kemi humbur 27 milionë euro gjatë kësaj periudhe dhe me siguri do të humbisnim shumë më tepër në muajt në vazhdim. E dimë që duhet të hapemi me kushte të caktuara, por nëse jemi të kujdesshëm e di që asgjë e keqe nuk do të ndodhë”, thotë ai.
Menaxhimi i kullës shpreson që fluksi i turistëve dhe të ardhurat të shtohen gjatë verës ndonëse pothuajse gjysma e personave që e frekuentonin saitin mund ta shohin nga afër tani për shkak të kufizimeve të pandemisë.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania