Hapet muzeu i madh egjiptian, shfaqen 100 mijë artefakte të lashta
Muzeu i Madh Egjiptian do të hapë 12 salla me ekspozita për Egjiptin e lashtë në galeritë e tij kryesore duke filluar këtë javë në një provë përpara hapjes zyrtare ende të paparalajmëruar, kanë thënë zyrtarët.
Muzeu, një mega-projekt pranë Piramidave të famshme të Gizës, i cili ka kushtuar mbi 1 miliard dollarë deri më tani, do të hapë sallat për 4,000 vizitorë në ditë duke filluar nga e mërkura.
Ky projekt ka qenë në ndërtim e sipër për më shumë se një dekadë dhe një datë fikse e hapjes nuk është caktuar ende, pasi është vonuar vazhdimisht për arsye të ndryshme, përfshirë pandeminë Covid-19.
Më shumë se 100,000 artefakte të thesareve të lashta të Egjiptit do të shfaqen në muzeun më të madh arkeologjik në botë.
Shfaqjet nëpër 12 sallat prekin çështjet që lidhen me shoqërinë, fenë dhe doktrinën në Egjiptin e lashtë, shtoi ai. Sallat e stilit të hapur janë klasifikuar sipas dinastisë dhe rendit historik dhe do të shfaqin mijëra artefakte.
Një nga sallat shfaq statujat e “Elitës së Mbretit”, anëtarë të familjes mbretërore dhe zyrtarë të rangut të lartë që punonin në ushtri, priftëri dhe qeveri.Të gjitha sallat janë të pajisura me teknologji të avancuar dhe kanë prezantime multimediale për të shpjeguar jetën e egjiptianëve të lashtë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë