Hapet plazhi i dedikuar për personat me aftësi të kufizuara në Pogradec

10 Korrik 2023 | 15:14

Personat me aftësi të kufizuara, tashmë do të kenë mundësi të bëjnë plazh në hapësira publike të përshtatura vetëm për to.

Hapësira e dedikuar për ta është ndërtuar në Pogradec, ku personat me aftësi të kufizuara të kenë mundësi të kenë akses në plazhe. Të pajisura me të gjitha elementet e përshtatshme për këtë kategori, që nga rruga për tu futur në ujë deri çadrat e loguara për këtë kategori shoqërore.

Një çift bashkëshortësh që kanë djalin me aftësi ndryshe shprehen se tashmë do e kenë më të lehtë të nxjerrin atë në plazh.

Krahas risisë, Pogradeci këtë sezon do të presë shumë turistë, kryesisht moshën e 3-të. Për to janë bërë gati 7 plazhe publike me të gjithë kushtet e nevojshme, ku qytetarët mund të gjejnë edhe çadra falas pa pasur nevojën e sigurimit të tyre. Plazhet do të jenë të pajisura me element sigurie dhe me kulla vrojtimi e roje bregdetare.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026