Hapet tuneli i Llogarasë, ja sa ka kushtuar rruga

Tuneli i Llogarasë
19 Shkurt 2023 | 11:45

Kjo ishte rruspa që dha fund gërmimeve poshtë qafës së Llogarasë. Drita në fund të tunelit 6 km të gjatë doli në datë 31 janar, pas 440 ditësh gërmime. Qeveria e sheh këtë projekt, që nis nga Ura e Shën Elizës dhe del në Palasë, si plotësimin e gjerdanit të gjithë investimeve të jugut.

Ky investim kryeson listën e projekteve me vlerë të lartë e që ndërtohet me financim të brendshëm. Për vitin 2023, ai do të rrëmbejë 60 mln euro, nga 150 mln që kushton gjithësej.

Rruga ka nisur në mes të vitit 2022 dhe qeveria zotohet ta presë shirtin, jo në gusht, siç e parashikon kontrata, por në 1 qershor të vitit të ardhshëm.

Kjo rrugë do të shkurtojë distancën me Sarandën, për këdo që nuk do të zgjedhë të kalojë nga Qafa e Llogarasë, me rreth 45 minuta. Rruga e re, padyshim që do t’i japë zhvillim turizimit e tregtisë, por teksa ndërtohet, për të ka edhe argumente kundër.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026