Historiku i ndërtimit të rrugëve në Shqipëri, sa km janë ndërtuar 15 vitet e fundit

18 Shkurt 2023 | 19:36

Shqipëria ka një rrjet rrugor 15 mijë km të gjatë, ku 5000 km janë rrugë kombëtare. Nga këto të fundit, ka vetëm 3 autostrada ku mund të ecet më shpejtësinë maksimale 110 km.

Ato janë Rrëshen-Morinë, Tiranë-Elbasan dhe Levan-Vlorë që kanë gjatësi të përgjitshme 147 km.

Edhe rrugët e kategorisë B, që njihen si supertrada janë të pakta në numër, të shtrira në perëndim të vendit e që kapin një gjatësi totale 162 km.

Në harkun kohor të 15 viteve, në vendin tonë janë ndërtuar rreth 3500 km rrugë, ku qeveria Berisha ka investuar 2.3 mld euro për 2000 km rrugë të të gjitha kategorive në 8 vitet e qeverisjes së Partisë Demokratike.

Shpenzimet më të larta kulmuan në vitet 2008-2009 me 1.2 mld euro gjithsej, të cilat i mori rruga e Kombit. Ndërkohë, që nga viti 2013 kur Rama erdhi në pushtet janë harxhuar 1,4 mld euro. Ky i fundit vendosi si prioritet, standardet në ndërtim, dhe paralel përmbylli rrugët e pambaruara si ajoTiranë-Elbasan dhe Durrës-Morinë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026