Haradinaj kujton kur u shpall i pafajshëm në Hagë: fitore për luftën çlirimtare

29 Nëntor 2025 | 12:19

Këtë të shtunë bëhen 13 vjet nga 29 nëntori 2012, dita kur Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi shpalli të pafajshëm ish-gjeneralin e UÇK-së, Ramush Haradinajn.

Përvjetorin e këtij vendimi, Haradinaj e ka kujtuar përmes një postimi në Facebook, duke e cilësuar si një ditë me peshë të veçantë.

Ai rikujtoi se rrugëtimi i tij ligjor nisi më 17 nëntor 2004, kur për herë të parë u thirr nga Gjykata e Hagës, një proces që do të zgjaste deri në vitin 2012.

“Sot shënoj një ditë që për mua ka gjithmonë një peshë të veçantë, përvjetorin e lirisë sime dhe vulosjen përfundimtare të së drejtës së luftës sonë çlirimtare.

Më 17 nëntor 2004, edhe pse luftëtar i lirisë në tokën time, u ftova për herë të parë nga Gjykata e Hagës. Ajo ditë shënoi fillimin e një rrugëtimi të gjatë ligjor, i cili zgjati deri më 29 nëntor 2012. Edhe pse u shpalla i pafajshëm në gjykimin e parë, vite më pas u riktheva sërish në rigjykim, për ta vërtetuar edhe një herë të vërtetën tone”, shkroi Haradinaj.

Sipas tij, aktvendimi i pafajësisë nuk ishte vetëm fitore personale, por fitore për të gjithë luftën çlirimtare.

“Sot, 13 vite më pas, e kujtoj atë aktvendim të pafajësisë si një fitore jo vetëm për mua, por për të gjithë luftën tonë çlirimtare. Lufta ime për të vërtetën zgjati po aq sa lufta për liri, dhe në të dyja këto beteja dola fitimtar.

Gjatë çdo hapi, në çdo vendim e në çdo veprim timin, jam kujdesur që Kosovës t’i sjell vetëm fitore dhe nder. Asnjëherë nuk kam lëvizur nga kjo detyrë, as në luftë e as në paqe.

Falënderoj gjithë ata që nuk humbën besimin në mua dhe në pafajësinë time e mu gjenden pranë në të gjitha mënyrat!”, shkroi ish-gjenerali i UÇK-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

3 vite pa kryeprokuror, Kosova zgjedh kreun e organit të akuzës

Kosova mund të bëhet shumë shpejt me Kryeprokuror të Shtetit, pas tre vitesh funksionimi me ushtrues detyre në këtë pozitë të rëndësishme. Në mbledhjen e...
20:41 | 13/07/2026

Deklarata skandaloze e ministres serbe: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka bërë një deklaratë skandaloze që ka shkaktuar reagime të shumta, gjatë...
20:06 | 13/07/2026

Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë

Dirk Schübel është emëruar Përfaqësues i ri Special i Bashkimit Evropian për Kosovën. Ai do ta marrë detyrën më 1 shtator 2026, me një mandat...
12:44 | 13/07/2026