Harris-Netanyahut: Nuk mund të bëjmë sikur nuk e shohim tragjedinë në Gaza

26 Korrik 2024 | 16:15

Protesta kundër luftës u mbajtën në Shtëpinë e Bardhë teksa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilloi bisedime me zëvendës presidenten Kamala Harris.

Harris i shprehu Netanyahut “shqetësimin serioz” për situatën humanitare në Gaza pas 9 muaj luftë mes Izraelit dhe Hamasit.

“Pamjet e fëmijëve të vdekur dhe ato të njerëzve të uritur që braktisin shtëpitë për arsye sigurie janë shqetësuese. Ne nuk mund të bëjmë sikur nuk i shohim këto tragjedi. Nuk mund t’i lejojmë vetes të mbetemi të mpirë ndaj vuajtjes dhe unë nuk do të hesht.” –u shpreh Harris.

Vizita e parë e Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë që prej 2020-s erdhi një ditë pas fjalimit të tij në Kongres, ku u zotua për një “fitore totale” ndaj Hamas dhe denoncoi kundërshtarët e luftës duke i cilësuar “idiotë”.

Bisedimet mes tij dhe Harris, që pritet të jetë e nominuara demokrate për zgjedhjet pas tërheqjes së Joe Biden, erdhën pas një takimi të zhvilluar më herët gjatë së enjtes me presidentin në ikje të Shteteve të Bashkuara.

Burime nga Shtëpia e Bardhë deklaroi se negociatat për armëpushim, që vazhdojnë prej javësh, janë në fazat përfundimtare, por ka ende çështje të pazgjidhura.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e ka quajtur situatën humanitare në Gaza një “katastrofë totale”.

“Jemi në një situatë të dalë tërësisht nga kontrolli. Një situatë ku ligji dhe rendi janë zhdukur. Askush nuk është përgjegjës për sigurinë në Gaza. Ndaj ne shohim autokolona kamionësh që sulmohen në çdo çast.” –deklaroi sekretari.

Që nga fillimi i luftës ndaj Hamas vitin e kaluar, mbi 39 mijë palestinezë janë vrarë në Gaza dhe bilanci i vdekjeve në Izrael llogaritet në 1.200 viktima.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026