Harry dhe Meghan injorojnë vendimin e mbretit, festë në klubin luksoz të Los Angeles
Princi Harry dhe bashkëshortja Meghan Markle vendosën ta marrin me qetësi vendimin e mbretit Charles për t’i dëbuar nga shtëpia e tyre në Britaninë e Madhe.
Si për të treguar se vendimi i monarkut nuk i interesonte, çifti vendosi të kalonte një natë jashtë në një nga klubet më ekskluzive të Los Anxhelesit.
Pavarësisht zërave se dëbimi i kishte lënë të inatosur, Harry dhe Meghan u shfaqën më të qeshur se kurrë teksa hynin në klubin prestigjioz njëkatësh “San Vicente” të qytetit të engjëjve.
Por ajo që ra në sy ishte diçka tjetër; së pari tarifa e abonimit prej 4 mijë e 200 dollarësh në resortin e luksoz, i ndjekur nga çmimet e shtrenjta të rrobave të veshura nga Meghan.
Pasi zbriti nga një fuoristradë me shofer, 41-vjeçarja u shfaq me një pallto bezhë që mban firmën e “Carolina Herrera” me vlerë 1 mijë e 610 dollarë, të cilën e kishte kombinuar me një palë këpucë me taka të larta të markës “Christian Dior” me vlerë 625 dollarë, si dhe me një çantë nga e njëjta firmë. Pa anashkaluar pantallonat prej lëkure origjinale, me vlerë rreth 280 dollarë.
Ndërkohë, bashkëshorti i saj u shfaq me një stil “casual”, i veshur me xhinse të errëta, atlete dhe bluzë blu, si dhe një xhaketë sportive gri.
Me ta u bashkuan edhe disa miq, me të cilët ish-çifti mbretëror kaloi disa orë duke u argëtuar.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘E turpshme’, Princi Harry shtang rrjetin me komentet perverse rreth nënës së tij
- Mediat britanike: Princi Harry i padëshiruar në kurorëzimin e mbretit Charles
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë