Harry Kane i dyzuar për të ardhmen, pika e kontratës që e lidh me Tottenham

8 Nëntor 2025 | 13:21

Që prej mbërritjes në Mynih, Harry Kane është kthyer në lojtarin kryesor të Bayernit, jo vetëm si titullar i padiskutueshëm në formacionin e Kompany, por edhe si shembull për gjithë skuadrën.

Rekordmenët e Gjermanisë kanë një rekord absolut këtë sezon me 16 fitore radhazi në të gjitha kompeticionet, dhe britaniku ka një meritë të madhe në këtë sukses.

Megjithatë, Kane duket i dyzuar për të ardhmen e tij ndërsa mediat britanike raportojnë për një rikthim të mundshëm në Londër, te ish-skuadra Tottenham.

Në rast se Kane mbyll rrugëtimin me kampionët e Gjermanisë, pika e kontratës i jep Tottenham të drejtën të firmosë me të përpara çdo skuadre tjetër.

Londinezët mund ta refuzojnë këtë mundësi nëse e dëshirojnë, por për momentin ky është një avantazh i qartë për skuadrën e udhëhequr nga Thomas Frank, e cila dëshiron ta afrojë sulmuesin shtatlartë.

Përveç Kane, Tottenham po mendon edhe për afrimin e brazilianit Rodrygo nga Real Madrid, një mision që duket i mundur pasi anësori është i pakënaqur me situatën e tij aktuale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026