Harxhi për Kuvendin Kombëtar të PD-së: Berisha konfirmoi Bashën si kryetar, kritika e Mark Markut e vonuar

19 Korrik 2021 | 17:17

Për Edith Harxhin ish-kryeministri Berisha me pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të PD-së, legjitimoi edhe për një herë tjetrën Lulzim Bashën si kryetar partie.

“Ky ishte një kuvend për të mbajtur në detyrë kryetarin aktual dhe z. Berisha ka legjitimuar z. Basha edhe për një herë”, u shpreh znj. Harxhi, duke shtuar se për të nuk ishte e pritshme që Sali Berisha të merrte pjesë, kur para disa javësh ka shprehur kritika për afrimin e datës së zgjedhjeve të PD-së me 13 qershor.

Ndërsa, qëndrimi kritik i Mark Markut në Kuvendin Kombëtar të PD-së ishte i drejtë, por i vonuar, sipas Edith Harxhit, pasi z. Marku deri para pak kohësh e ka mbështetur kreun e PD-së.

“Ishte një vendim i drejtë po i vonuar, pasi z. Marku përpara disa javësh ka qenë një ndër ithtarët më të zëshëm të Lulzim Bashës”, u shpreh Edith Harxhi.

Znj. Harxhi tha se Mark Marku ka qenë një nga mbrojtësit kryesorë të të ashtuquajturës masakrës elektorale në zgjedhjet e 25 prillit, e cila sipas saj është krijuar për të hequr përgjegjësinë e humbjes nga Lulzim Basha.

“Unë uroj që z. Marku të ketë kuptuar që pas masakrës elektorale ishte mundësia për të fshehur humbjen e z. Basha dhe për të mos mbajtur përgjegjësinë për humbjen e katërt radhazi”, tha Edith Harxhi.

Edith Harxhi shtoi se kritikët në Partinë Demokratike janë të shumtë, por jo të zëshëm, duke i cilësuar madje si “kritikë kafenesh”.

“Është çështje e konformizmit shqiptar”, shtoi ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026