Hasmuça: Mbi 50 mijë aktivistë të mobilizuar në 10 qytetet e prekura nga tërmeti
Ferdinand Hasmuça, shqiptar në Ankara tha në një intervistë për Euronews Albania se mbi 50 mijë aktivistë janë mobilizuar për t’u ardhur në ndihmë njerëzve të prekur nga tërmeti në 10 qytetet e Turqisë.
Ai tregoi se goditja e dytë rreth mesditës u shoqërua me panik të madh edhe në Ankara, pas njoftimit të perfektit të zonës për të marrë të gjithë fëmijët nga shkollat.
“Mbi 50 mijë aktivistë së bashku me mjekë, ushtria, policia, vullnetarë janë të angazhuar për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve të prekur nga tragjedia”, tregoi ai.
Një tërmet tragjik goditi Turqinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar mbi 5000 viktima dhe mijëra të plagosur.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.
Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.
Ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta