Haxhiu: Lëvizja Vetëvendosje ka gjasa të mos fitojë asnjë komunë në raundin e parë
Më 17 tetor, qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave.
Analisti Baton Haxhiu thotë në “Shock” se fryma dhe besimi i qytetarëve ka rënë si për Vetëvendosjen ashtu dhe për kryeministrin Kurti.
Ai thekson se në këto zgjedhje lokale, Lëvizja Vetëvendosja do ta ketë të vështirë të shpallet fituese me raundin e parë, duke lënë të kuptohet se në shumë komuna do ketë balotazh.
“Ka filluar një etapë e re edhe e Vetëvendosjes dhe e kryeministrit. Të gjitha fjalitë e dikurshme janë hedhur duke harruar gjithçka, që ka ndodhur dikur. Lëvizja Vetëvendosje ka gjasa, që mos ta kalojë asnjë komunë në raundin e parë. Në çfarëdo varianti VV e ka shumë të vështirë ta humbasë Prishtinën dhe Prizrenin”, tha Baton Haxhiu.
Haxhiu liston dy arsye kryesore, që sipas tij kanë çuar në zbehjen e besimit të qytetarëve tek Lëvizja Vetëvendosje.
“Kosova po kthehet në ekuilibër te beteja politike dhe me një rënie të Vetëvendosjes. Pritjet kanë qenë të mëdha, sepse frymëzimi ka qenë i madh. Gjenerata e Vetëvendosjes ka pritur 20 vjet, por çfarë kanë ndodhur? Ata që kanë qenë idealistë të VV ende janë në pritje për punë. Kjo është arsyeja pse ka rënë dhe një ndër arsyet e tjera është edhe ndërhyrja në veri”, tha ai.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë