Haxhiu nis konsultimet me partitë për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë
Ushtruesja në detyrë e postit të presidentit, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim përfaqësuesit e partive politike në Kosovë, në kuadër të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.
Ftesës së saj i janë përgjigjur të gjitha partitë politike, me përjashtim të Listës Serbe.
Takimi ka nisur dhe në të po marrin pjesë përfaqësues nga subjektet kryesore politike. Nga Lëvizja Vetëvendosje merr pjesë sekretari Alim Rama, nga PDK kryetari Bedri Hamza, nga LDK Jehona Lushaku, nga AAK Ardian Gjini, si dhe nga Guxo Donika Gërvalla, së bashku me përfaqësues të komuniteteve jo serbe.
Ky takim vjen pas dështimit për zgjedhjen e presidentit, çka ka hapur rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme brenda afatit kushtetues prej 45 ditësh.
Sipas diskutimeve paraprake, si data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve po konsiderohen 31 maji dhe 7 qershori.
Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale
Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan
Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s