Hekurudha Prishtinë-Durrës, qeveria e Kosovës ndan 1 milion euro për fizibilitetin
Qeveria e Kosovës ka parashikuar një fond prej 1 milionë eurosh për studimin e fizibilitetit për hekurudhën Prishtinë-Durrës.
Sipas ministrit të Infrastrukturës i Kosovës, Liburn Aliu nëpërmjet këtij studimi do të saktësohen kostoja, traseja dhe koha për ndërtimin e hekurudhës. Ministri Aliu u shpreh se pas firmosjes së memorandumit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe pas vizitës të bërë në Itali, kjo linjë hekurudhore po merr rrugën e saj.
Për qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, hekurudha e planifikuar Durrës-Prishtinë ka edhe rëndësi gjeopolitike, jo vetëm ekonomike.
Kryeministri Albin Kurti pati deklaruar se linja hekurudhore Durrës-Prishtinë “është sa e një rëndësie ekonomike po aq edhe gjeopolitike, pasi ndihmon edhe rajonin, fqinjët tanë, me të cilët kemi të kaluar të përbashkët, por edhe do të ndajmë të ardhmen”.
Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë
Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
- 13:18 OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në 2050
- 12:55 72-vjeçarja me demencë humb kontaktet me familjen në Vlorë, apel për ta gjetur
- 12:49 FIFA e qartë: Anglia fitoi pastër, goli i Bellingham është i rregullt (VIDEO)
- 12:43 Mijëra fluturime anulohen dhe vonohen në Kinë për shkak të stuhive të shkaktuara nga tajfuni Bavi
- 12:41 Rusia dërgon ndihma humanitare në Venezuelën e goditur nga tërmeti
- 12:39 Katari dënon sulmet iraniane si ‘shkelje flagrante’ të së drejtës ndërkombëtare