Zgjedhjet e 25 prillit, PD cakton tre drejtuesit e qarqeve në Vlorë, Shkodër dhe Fier
Pritjes së strukturave të Partisë Demokratike për të mësuar emrat e drejtuesve të qarqeve duket se po i vjen fundi. Sot pritet të prezantohen emrat e 2 prej drejtuesve politikë në Shkodër dhe Fier. Në orën 18 në selitë e këtyre dy qyteteve do të bëhet prezantimi zyrtar i personave kyç në fushatën e demokratëve.
Euronews Albania ka mësuar se drejtimi i qarkut të Shkodrës do t’i besohet ish-deputetit demokrat Helidon Bushati, ndërsa Fierin kryetari Basha ia ka besuar ish-ministrit të Drejtësisë Enkelejd Alibeaj.
Numri i drejtuesve politikë shkon në 3 po të shtojmë këtu edhe Bujar Leskajn, i prezantuar më herët si drejtues i qarkut të Vlorës. Në ditët në vijim pritet të zyrtarizohen edhe emrat e drejtuesve të 9 qarqeve të tjera të mbetura.
Kjo lëvizje shënon edhe ndezjen zyrtare të motorëve fushatës elektorale të demokratëve për zgjedhjet e 25 prillit. Këto vendime janë konsideruar si të vonuara nga aleatët e opozitës, pasi kundërshtari politik, partia socialiste i ka shpallur drejtuesit e qarqeve që në muajin shtator.
Lexoni gjithashtu:
Zgjedhjet e 25 prillit, Paloka: Brenda pak ditësh do caktojmë drejtuesit në qarqe
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta