Helikopteri në remont, digjen 500 ha pyje në Pishporo, gazetari: Pamje apokaliptike

30 Shtator 2023 | 15:40

Zjarri në pyllin e Pishporos në Fier, i cili vazhdon prej disa ditësh ka djegur rreth 500 ha pyll. Forca të shumta zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve ndonëse era e fortë ka ndikuar në përhapjen e tyre.

Gazetari i Euronews Albania, Mariglen Bita i cili raportoi nga vendngjarja e cilësoi situatën apokaliptike, ndërsa theksoi se flakët e zjarrit vijojnë të djegin pyllin me pisha.

“Duket situata ka dalë jashtë kontrollit dhe në pamundësi për ndërhyrje nga ajri duhen shumë më tepër shërbime zjarrfikës në terren për të monitoruar situatën. Sipas asaj që tha kreu i emergjencave civile, helikopteri është në remont. Perimetri i zjarrit është zgjeruar dhe era e fuqishme që ka fryrë gjatë ditës ka bërë që zjarri të marrë përmasa të mëdha. Nuk përjashtohet që gjatë natës zjarri t’i afrohet banesave”, raportoi gazetari i Euronews Albania.

Kreu i emergjencave civile, Haki Çako i cili ishte sot në terren për të ndjekur situatën nga zjarri në këtë zonë, tha se ndërhyrja nga ajri është e pamundur pasi helikopteri ka qenë në fazë remonti, ndërsa shtoi se nëse situata vijon problematike do të angazhohen edhe me shume reparte zjarrfikëse për të siguruar perimetrin e zjarrit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026