Helmimi i 56 studentëve, dalin pamjet e lëngut me krimba në mensën e Akademisë së Sigurisë

7 Maj 2026 | 12:45

Disa pamje shqetësuese po qarkullojnë pas helmimit të 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, në të cilat shihet një lëng me krimba. Pamjet dyshohet se janë marrë nga mensa e institucionit ndërsa në lidhje me këtë një zyrtar i akademisë duke folur për mediat tha se ato nuk janë aktuale dhe nuk kanë lidhje me këtë ngjarje.

“Në ambientet tona nuk ka fare uthull. Është një video fake e bërë vite më parë. E kemi sqaruar që ajo video nuk është e tanishme, mund të ketë shumë vite. Ne nuk nxjerrim uthull, vetëm vaj dhe kripë kemi këtu. Në ambientet tona nuk përdoret fare uthulla. Nuk kemi pasur asnjëherë helmime dhe ushqimi është shumë i mirë”, tha ai.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku 56 studentë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit të servirur në drekë. Menjëherë pas ngrënies, ata kanë shfaqur shqetësime shëndetësore dhe komplikacione, duke u dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

Në lidhje me rastin, policia ka vënë në pranga K. B., 52 vjeç, kuzhinier, dhe K. P., 23 vjeçe, teknologe ushqimi në kompaninë e kontraktuar për furnizimin me ushqim në akademi. Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe R. Ç., 35 vjeçe, teknologe ushqimi në të njëjtën kompani.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë konkrete, ndërsa studentët e prekur raportohen jashtë rrezikut për jetën pas trajtimit mjekësor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026