Helmimi masiv në Krujë, pezullohen nga detyra tre zyrtarë
Prokuroria e Krujës ka marrë në hetim tre persona për helmimin masiv të ndodhur pak ditë më parë. Bëhet fjalë për drejtorin e Ujësjellësit dhe drejtuesin teknik të këtij institucioni publik.
Ledio Çela, administrator i Ujësjellësit, Andi Kupa, drejtues teknik në këtë ndërmarrje dhe Ervin Karafili, shef i shërbimit të Epidemiologjisë dhe Higjienës në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Krujës.
Prokuroria dyshon se këta persona janë përgjegjës për “shpërdorim detyre” pasi me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar ndotjen e ujit të pijshëm në qytetin e Krujës.
Gjykata e Krujës ka vendosur pezullimin nga detyra për të të akuzuarit ndërsa hetimet për të përcaktuar shkakun e ndotjes së ujit dhe persona të tjerë përgjegjës ende vazhdojnë.
Mbi 500 persona u helmuan nga uji më 26 tetor në Krujë ku Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se shkak ishte ndotja e ujit oasi kishte prani të bakterit enterokok.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i 600 personave në Krujë, ISHP: Epidemi hidrike, ujësjellësi nuk veproi në kohë
Të paktën 370 persona të helmuar në Krujë, shkak kontaminimi i ujit
Protestë për helmimin nga uji, qytetarët e Krujës ankohen për cilësinë e ujësjellësit të ri
Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 14:29 Avokatët e huaj takojnë Erion Veliajn në Durrës, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
- 14:17 I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK
- 14:06 Zyrtarizohet rikthimi, Roberto Mancini merr sërish drejtimin e kombëtares italiane
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
- 13:40 I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet