Hetim avokatëve në Britani, Braverman: Mashtrojnë për të ndihmuar emigrantët
Britania e Madhe do të ashpërsojë masat për të ndalur emigrantët e paligjshëm. Këtë herë në shënjestër të Sekretares së Shteti për Çështjet e Brendshme, nuk janë vetë emigrantët, por avokatët që u krijojnë lehtësira për mbërritjen në ishull.
Sipas Breverman, ka shumë avokatë që sajojnë dhe mbrojnë në gjykatat e vendit kërkesat të rreme të azilkërkuesve.
Ajo ka deklaruar se avokatët mashtrues duhet të ndalohen dhe të vihen përpara drejtësisë. Sipas Braverman, një pjesë e avokatëve shpërdorojnë ligjet e vendit duke krijuar dokumente false, në këmbim të parave nga emigrantët e paligjshëm.
Një hetim i autoriteteve britanike ka arritur në përfundimin se me anë të avokatëve, mijëra emigrantë kanë fituar të drejtën e qëndrimit në vend në mënyrë jo korrekte ligjore. Ata kanë falsifikuar dokumentet ose kanë paraqitur fakte që rezultojnë të pavërteta gjatë verifikimeve të mëtejshme.
Pritet që ministria britanike të nis procese penale për një pjesë të avokatëve që dyshohet se kanë abuzuar. Masat e reja vijnë pasi lufta e deritanishme kundër emigrimit të paligjshëm në Britani nuk ka dhënë rezultatin e duhur. Mediat britanike shkruajnë se nga janari deri në gusht të këtij viti, në brigjet e vendit kanë mbërritur rreth 15 mijë emigrantë të paligjshëm.
Një pjesë e mirë e fushatës qeveritare kundër emigrantëve të paligjshëm ka shënjestruar qytetarët shqiptarë, edhe pse numri i tyre nuk është më i madhe se ai i komuniteteve të tjera që emigrojnë në Britani.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë