Hetim ish-komisionerit të Drejtësisë së BE, dyshohet për pastrim parash

4 Dhjetor 2024 | 14:22

Policia në Belgjikë bastisi pronat e ish-komisionerit evropian për Drejtësinë, Didier Reynders, i dyshuar sipas mediave lokale për pastrim parash.

Për vite me radhë, Reynders ka blerë bileta lotarie përmes Lotarisë Kombëtare Belge, një organizatë të cilën ai e mbikëqyri kur ishte ministër në periudhën 2007 – 2011.

Ai dyshohet se mori pjesë në lojërat e lotarisë dhe depozitoi fitimet, tashmë të pastruara, në llogarinë e tij personale.

Mediat lokale raportojnë se hetimi mbi ish-komisionerin zgjaste prej muajsh, por hetuesit kanë pritur deri ditën e diel, kur dhe skadoi imuniteti që i garantonte posti i rëndësishëm në radhët e Komisionit.

Një nga pronat e kontrolluara nga policia ishte pronë private e Reynders, ndërsa vetë ish-shefi i Drejtësisë evropiane u mor në pyetje deri në orët e vona të së martës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Le Pen: Do kandidoj për presidente në vitin 2027

Liderja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, njoftoi sonte se do të kandidojë për presidente në zgjedhjet e vitit 2027, në një intervistë që dha...
21:30 | 07/07/2026

Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: NATO mbetet shtylla e mbrojtjes së Evropës

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, deklaroi se qytetarët evropianë presin që samiti i NATO-s në Ankara të japë një mesazh të qartë se aleanca...
18:59 | 07/07/2026

Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë

Sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Europa do të përballet me një periudhë rritjeje ekonomike të ngadaltë gjatë pjesës së mbetur të dekadës. Zona euro...
18:16 | 07/07/2026