Hetim transfertave në Serie A, klubet dyshohen për abuzim me çmimet e lojtarëve
27 Tetor 2021 |
22:35
Prokuroria në Itali ka hapur një hetim mbi transfertat e lojtarëve të Serie A. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve “Reuters”, që citon një burim pranë Federatës Italiane të Futbollit.
Sipas burimit, një raport mbi aktivitetin tregtar të ekipeve, i hartuar nga Komisioni Mbikëqyrës i klubeve, ndodhet tashmë në duart e prokurorëve.
Ndërkohë, dy gazeta italiane, “La Repubblica” dhe “Il Tempo”, kanë bërë me dije se raporti përfshin transfertat e 62 futbollistëve për periudhën 2019-2021.
Në fokus të hetimeve janë në veçanti transfertat e klubit të Juventusit, i cili po kontrollohet imtësisht pas dyshimeve për abuzim me 42 shit-blerje lojtarësh.
Lajme të Sugjeruara
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania