Hetuesit rusë konfirmojnë vdekjen e Prigozhinit
Vdekja e Yevgeny Prigozhin, kreut të grupit mercenar Wagner, është konfirmuar nga analizat gjenetike, tha Komiteti Hetues i Rusisë më 27 gusht.
Prigozhin vdiq gjatë rrëzimit të një avioni privat në veri të Moskës më 23 gusht.
“Sipas këtyre rezultateve, është përcaktuar identiteti i dhjetë viktimave dhe korrespondojnë me listën e pasagjerëve të paraqitur të fluturimit”, tha komiteti.
Autoritetet ruse kanë thënë se në listën e pasagjerëve të avionit që u rrëzua ishte Prigozhin dhe komandanti i lartë i Wagner-it, Dmitry Utnik.
“Ekzaminimet molekulare-gjenetike kanë përfunduar si pjesë e hetimit për rrëzimin e avionit në rajonin Tver”, tha zëdhënësja e komitetit, Svetlana Petrenko.
Avioni privat Embraer ishte nisur nga Moska drejt Shën Petersburgut. Shkaku i rrëzimit të tij ende nuk është përcaktuar.
Një ditë pas rrëzimit të avionit, presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi tërthorazi vdekjen e Prigozhinit, pasi i shprehu ngushëllime familjes së liderit të grupit mercenar.
“Ai ishte njeri i talentuar”, tha Putini më 24 gusht, duke e quajtur “tragjedi” rrëzimin e avionit.
Ka pasur spekulime se Kremlini mund të ketë qenë i përfshirë në rrëzimin e avionit. Avioni u rrëzua saktësisht dy muaj pasi Wagner kreu një rebelim të shkurtër kundër udhëheqjes ushtarake ruse.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e ka përshkruar incidentin si “tragjik” dhe i ka quajtur “gënjeshtra” spekulimet për një përfshirje të mundshme të Kremlinit në këtë ngjarje.
Prigozhin, 62 vjeç, kreu një rebelim jetëshkurtër ndaj liderëve ushtarakë rusë më 23-24 qershor. Luftëtarët e tij për një kohë të shkurtër morën nën kontroll qytetin jugor rus, Rostov-mbi-Don, dhe nisën marshimin drejt Moskës. Ata kërkuan largimin nga detyra të ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, Valery Gerasimov.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë