Hezbollah: Të gatshëm të luftojmë kundër Izraelit. Kërcënon SHBA: Mos e bëni!
Hezbollahu, grupi i fuqishëm i mbështetur nga Irani ka thënë se është “gati” të “kontribuojë” në konfrontimet kundër Izraelit. Përmes një deklarate për media këtë të premte, Hezbollah shprehu gatishmërinë për t’u përfshirë në luftën Hamas-Izrael.
Deklaratë e Hezbollah vjen në një kohë kur ka patur paralajmërime të ashpra nga ndërkombëtarët që ai të mos përfshihet në konfliktin në Izrael.
Teksa ndodhej në Izrael, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, u pyet nëse SHBA do të merrte pjesë në luftë nëse Hezbollah do të përfshihej
Austin nuk dha një përgjigje të prerë, por theksoi se mbështetja Amerikane ndaj Izraelit, është dhe do të vijojë të jetë e “hekurt”.
“Nëse Izraeli do të sulmohet nga Hezbollahu në veri, a do të jeni të gatshëm të ushtroni forcën tuaj dhe t’i bashkoheni luftës?”- u pyet Lloyd Austin.
“Kam urdhëruar asete shtesë në rajon për të forcuar parandalimin,” u përgjigj Sekretari Amerikan i Mbrojtjes.
“Mesazhi që ne do t’i dërgonim çdo vendi apo grupi që mendon të përfitojë nga kjo situatë dhe të zgjerojë konfliktin është: Mos e bëni.
Nuk dua të spekuloj për ndonjë gjë që mund të ndodhë në të ardhmen.
Unë thjesht do t’ju them qartë se SHBA do të vazhdojë të mbështesë të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten”, tha ai.
Izraeli ka lëvizur forca të blinduara drejt kufirit të tij verior në përgatitje për një sulm të mundshëm këmbësorie në Gaza.
Hezbollahu, një grup shiit libanez, është lidhur prej kohësh me çështjen palestineze.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë