Hezbollahu pretendon se ka rrëzuar dronin izraelit mbi Libanin jugor
Grupi militant islamik Hezbollah i mbështetur nga Irani të enjten pretendoi se rrëzoi një dron izraelit mbi Libanin jugor mes shkëmbimeve thuajse të përditshme ndërkufitare të zjarrit që kanë nxitur frikën për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.
Hezbollah pretendoi se e goditi dronin “drejtpërsëdrejti” me një raketë tokë-ajër ndërsa ai fluturonte midis fshatrave kufitare të Al-Malikiyah dhe Hunin.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) e pranuan lëshimin e raketës së Hezbollahut, por mohuan që të kishin dëme nga ky sulm.
Në një deklaratë, IDF tha se “goditi celulën terroriste që gjuajti raketën dhe vendin e lëshimit” si përgjigje.
Një “numër lëshimesh” nga Libani drejt Izraelit verior ra gjithashtu në zona të hapura, shtoi IDF.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë