Tym e flakë në Kuvend, Salianji: Do përshkallëzojmë aksionin në Parlament

2 Nëntor 2023 | 10:38

Pas flakadanëve që hodhi në Kuvend, ndërkohë që kishin kaluar për votim projekt-ligjet, Ervin Salianji ka bërë një deklaratë para Parlamentit, pas mbylljes së seancës.

Në fjalën e tij ai theksoi se PS nuk respekton asnjë normë, duke shtuar se kërkojnë komisione hetimore dhe komisionin për reformën zgjedhore.

Ai nënvizoi se do të përshkallëzojnë aksionin e tyre parlamentar deri në momentin që do u zbatohen kërkesat.

“PS nxiton duke mos respektuar asnjë normë. Sot kishim kërkuar të zhvillohej mbledhja e Grupit parlamentar të PD-së brenda sallës së seancës plenare.PS kishte vendosur të linte gardën në çdo karrige ministri dhe deputetëve. Vendosëm që karriget të shkonin aty ku duhet. Ne kërkojmë tre kushte dhe gjithçka tjetër është pjesë e propagandës së PS. Kërkojmë komisione hetimore që të kontrollojmë ku shkojnë paratë e shqiptarëve. Kërkojmë në Komisionin e Reformës Zgjedhore të mos vendoset Edi Rama tjetër. Derisa ne të arrijmë realizimin e kërkesave tona kushtetuese, do të bëjmë gjithçka, do përshkallëzojmë aksionin parlamentar dhe çdo aksion tjetër”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026