Hidhet shorti, zgjidhen anëtarët dhe drejtuesi i ri i KED për vitin 2025

2 Dhjetor 2024 | 10:04

Në presidencë është hedhur këtë të hënë shorti për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Kryetar i Këshillit për vitin 2025 do të jetë drejtuesi i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të funksionojë nga data 1 janar 2025 deri më 31 dhjetor 2025.

“Në Institucionin e Presidentit të Republikës u hodh sot shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë përgjatë vitit 2025. Procedura e hedhjes së shortit u ndoq nga Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dhe i gjithë procesi iu nënshtrua plotësisht parimeve të transparencës, gjurmueshmërisë dhe monitorimit, përfshirë dhe transmetimin live, që mundësoi ndjekjen drejtpërdrejt nga ta gjithë institucionet, subjektet e interesuara dhe publiku.

Në hedhjen e shortit ishin të pranishëm Avokati i Popullit, përfaqësues nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, si edhe përfaqësues ligjorë nga EURALIUS dhe ODAPT”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Fituesit mes 8 gjyqtarëve kandidatë të Gjykatës Kushtetuese janë:

  • Marjana Selimi – anëtare
  • Ilir Toska – anëtar
  • Marsida Xhaferllari – anëtare zëvendësuese

Fituesit mes 17 kandidatëve nga Gjykata e Lartë janë:

  • Sokol Sadushi – anëtar dhe kryetar i këtij këshilli për vitin 2025
  • Medi Bici – anëtar zëvendësues

Fituesit mes prokurorëve kandidatë nga Prokuroria e Përgjithshme janë:

  • Alma Muça – anëtare
  • Thoma Jano – anëtar zëvendësues

Fituesit mes 45 kandidatëve të gjyqtarëve të Gjykatave të Apelit janë magjistratët:

  • Fuat Vjerdha – anëtar
  • Enkela Vlora – anëtare
  • Elvana Ciçolli – anëtare zëvendësuese

Mes 9 prokurorëve kandidatë nga Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, fitues janë:

  • Irma Balli – anëtare
  • Etjen Kapo – anëtar
  • Genti Xholi – anëtar zëvendësues

Mes 10 gjyqtarëve kandidatë nga Gjykatat Administrative, fitues janë:

  • Nafije Hasko – anëtare
  • Bezart Kaçkini – anëtar zëvendësues

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të funksionojë nga data 1 janar 2025 deri më 31 dhjetor 2025.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026