“High Speed” në Dropull, ekspozohen 70 automjete sportive, promovojnë turizmin

17 Qershor 2024 | 16:56

Një grup prej 70 automjetesh sportive dhe 120 pilotësh nga Spanja për herë të parë e  përfshinë Shqipërinë në turin europian të udhëtimit të tyre.

Ndërsa ishin nisur nga Greqia me destinacion përfundimtar Montekarlon grupi i automjeteve “high speed” zhvilloi një ndalesë në Dropull. Automjetet sportive tërhoqën vëmendjen e të apasionurve të sportit të automobilizmit si dhe turistëve që tashmë vizitojnë  në numër të rritur zonën e Dropullit.

“Ne jemi nga Barcelona dhe dëshirojmë të vizitojmë vendin tuaj, për mua është hera e parë dhe do të qëndrojmë për tre ditë në Shqipëri, shpresoj t’ja kalojmë mirë”.

“Është diçka e mrekullueshme të ndodhem këtu në Shqipëri, ne e duam vendin tuaj, për mua personalisht është hera e dytë që vizitoj Shqipërinë”,-tha sportistja.

“Për mua është hera e parë që jam pjesë e këtij turi europian me makina sportive. E kemi nisur udhëtimin nga Greqia dhe do ta përfundojmë  në Montekarlo. Gjithashtu është hera e parë që jam në Shqipëri, e pëlqejmë shumë këtë vend, natyrën, njerëzit dhe jemi të kënaqur që ndodhemi këtu”,-tha sportisti.

“Ne nuk bëjmë garë me njeri-tjetrin thjesht argëtohemi duke udhëtuar dhe zbuluar vende të reja, kënaqemi me këto lloj makinash sportive sepse nuk janë për të qëndruar në garazh, është kënaqësi që ndodhemi këtu dhe do të rikthehemi sërish”,-tha sportisti.

Klubi i makinave sportive “Europa tur” funksionon prej 6 vitesh në Spanjë. Nëpërmjet udhëtimeve pjesëtarët e tij promovojnë turizmin në vende të ndryshme duke bërë tashmë edhe Shqipërinë pjesë të tureve turistike me makina sportive.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026