Mbyllen hetimet për videon e dhunës mes Elias dhe Princ Lekës, kush e shpërndau

17 Qershor 2024 | 14:35

Prokuroria e Tiranës ka pushuar çështjen për nxjerrjen e sekretit hetimor për publimin e videos së dhunës mes Elia Zaharisë dhe Princ Lekës.

Ky i fundit akuzoi policinë për nxjerrjen e këtij materiali.

Pas hetimeve të kryera, Prokuroria ka dalë në konkluzionet se video ka dalë nga Princ Leka që ia kishte dërguar të dashurës Blerta Celibashi.

Më pas Celibashi ka shkuar në kancelari për të kaluar materialin në USB.

Organi i akuzës iu ka kërkuar celularët të dyve, por asnjëri prej tyre nuk i ka dorëzuar.

Punonjësja e kancelarisë ka mohuar shpërndarjen e materialit.

Duket se gjërat tashmë janë normalizuar në ish-çiftin mbretëror, ku Gjykata e Tiranës zgjidhi përfundimisht martesën mes të dyve, përmes një dakordësie të arritur mes palëve.

Dakordësia ka bërë që vendimi të marrë dhe formë të prerë.

Përfitimet pas zgjidhjes se martesës, janë ndarë, ku Elja do të jetojë në një apartament 257 m2 në qendër të Tiranës, apartament të cilin Princ Leka ia ka dhënë vajzës, Geraldinës, për aq kohë sa Elia nuk ka një partner.

Elia Zaharia ka përfituar dhe disa ambiente në pallatin që po ndërtohet pas ish-hotel Dajtit. Megjithatë, deri në momentin që ambienetet e pallatit të jenë gati, Princ Leka ka pranuar që Elia të jetojë me vajzën në Pallatin Mbretëror. Ndërkohë vetë Leka do të ketë mundësi të takojë të bijën 2 orë në ditë. Ai do duhet të pagujë 1000 euro në muaj, shumë e cila përfshin nevojat e përditshme të fëmijës dhe do të paguhet në llogarinë bankare të nënës. Leka do të ketë akses për çdo lëvizje që do të kryhen me paratë e së bijës.

Ish-çifti mbretëror, ka rënë dakort që të dy të kontribojnë në rritjen e vajzës së tyre, sa i takon mirëqënjes, arsimimit, përfaqësimin ligjor dhe administrimin e pasurive të saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026