Princ Leka dhe Elia Zaharia zyrtarisht të divorcuar, zbardhen arsyet e ndarjes

8 Maj 2024 | 12:08

Gjykata e Tiranës ka zgjidhur përfundimisht martesën mes Leka Zogut dhe Elia Zaharias. Ditën e sotme është zbardhur vendimi i Gjykatës për divorcin, që mban datën 25 prill 2024.

Në vendimin e gjykatës thuhet se në kushtet e konflikteve të vazhdueshme, mungesës së komunikimit dhe ndërprerjes së bashkëjetesës kërkesa për divorc e paraqitur nga të dyja palët pranohet pasi martesa e ka humbur qëllimin e saj.

“Sa më sipër, gjykata çmon se martesa ka humbur qëllimin e saj dhe është e vështirë mbajtja dhe rivendosja e unitetit familjar. Për rrjedhojë, kërkesa duhet pranuar dhe duhet vendosur zgjidhja e martesës. Për të arritur në këtë konkluzion gjykata mban parasysh se: Së pari, konflikte të vazhdueshme, mungesa e komunikimit; së dyti, ndërprerja e bashkëjetesës; së treti, qëndrimin e vendosur të kërkueseve për t’i dhënë fund martesës”, thuhet në vendim.

Gjithashtu në këtë vendim është përcaktuar se Elia Zogu do të mbajë mbiemrin që ka pasur para martese “Zaharia”

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026