Hije dyshimi për skema korruptive në Vetting mbi shkarkimet dhe konfirmimet në detyrë

7 Janar 2021 | 19:13

Dy vite pas nisjes së Vettingut 322 gjyqtarë dhe prokurorë i janë nënshtruar procesit të rivlerësimit. Prej tyre 128 janë shkarkuar, 74 janë dorëhequr dhe 118 janë konfirmuar në detyrë. Por janë të shumtë ekspertët që po ngrenë dyshime mbi saktësinë e këtyre vendimeve.

“Ka disa raste që edhe ne vetë kemi ngelur të zhgënjyer, ka nga ata gjyqtarë dhe prokurorë që janë shkarkuar, por në fakt e meritonin të jenë ende pjesë e sistemit. Por ka edhe nga ata që e kanë kaluar vetingun, por që nuk e meritojnë të jenë pjesë e sistemit”,-rrëfen për Unpublished avokati Saimir Vishaj.

Dokumentari Unpublished në Euronews Albania bëri një hulumtim mbi dyshimet se disa nga gjyqtarët dhe prokurorët që janë konfirmuar në detyrë kanë rregulluar dosjet e tyre që të mos kapen nga institucionet e Vettingut dhe për disa nga të shkarkuarit janë përdorur standard të dyfishta për ti përjashtuar nga sistemi.

Me nisjen e Vettingut nisi edhe një skemë e punësimit të ekspertëve të fushës ligjore dhe financiare.

Konkretisht për të mbyllur një dosje që ajo të jetë e pastër kur të hetohet nga KPK dhe KPA nevojitet së paku një ekspert kontabël dhe një ligjor. Këta persona kontraktohen nga subjektet e rivlerësimit për të përpunuar deklaratat mbi pasurinë.

 

Ata rakordojnë të ardhurat dhe shpenzimet duke evituar mospërputhjen mes tyre apo ndonjë pasuri që nuk justifikohet dot. Çdo e dhënë e personit që është subjekt rivlerësimi dhe grupit të ngushtë familjar e zhvilluar në harkun kohor të 30 viteve, kalon në skanerin e këtyre ekspertëve.

Por, sa po ju kushton ky rregullim dosjeje gjyqtarëve dhe prokurorëve? Për një ekspert kontabël tarifat variojnë nga 3000-4000 euro, ndërsa për një avokat që do bëjë interpretimin ligjor tarifa është 2000-3000 euro.

Pra në total nëse nuk kanë probleme të mëdha për të fshehur, gjyqtarëve dhe prokurorëve ju mjaftojnë 7 mijë euro për të pastruar dosjen personale.

Por, nga ana tjetër dyshimet hidhen edhe për mbështetje nga vetë vlerësuesit e tyre. Favorizimet nisin që nga shtyrja e seancave duke iu lënë kohë subjekteve të përpunojnë deklarimin e deri tek dyshimi për bashkëpunim mes palëve.

“Sot kemi shumë subjekte, që janë shortuar shumë me pare për të qenë pjesë e procesit për t’u  gjykuar dhe ende nuk janë gjykuar. Kemi shumë subjekte për të cilët është lënë seancë dhe nuk është zhvilluar nga organet e Vettingut me vendimmarrje. Kemi subjekte për të cilët është bërë një seancë dhe nuk ka datë për shpalljen e vendimit. Pra ka disa hije pas këtij procesi apo ka standarde të ndryshme për çështje të njëjta apo fakti që KPA-ja për tre vjet nuk konfirmoi asnjë prokuror apo gjyqtar në detyrë, por vetëm shkarkoi. Të gjitha këto e tregojnë si një proces të programuar, njësoj janë edhe vendimet”, thotë avokati, Ledio Braho.

Sipas ekspertëve edhe në formularët e vlerësimit janë ndjekur standarde të dyfishta. Madje janë përjashtuar nga vlerësimi disa kritere thelbësore siç është aftësia profesionale dhe pastërtia e figurës. Shumica e tyre, janë vlerësuar vetëm mbi kriterin e pasurisë. 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026