Hill godet Kurtin: Duhet të dëgjojë më shumë, Uashingtoni ka mungesë besimi ndaj tij
Christopher Hill, ambasadori i parë amerikan në Shqipëri negociatori kyç i çështjes së Kosovës dëshmitar në Hagë në procesin ndaj Hashim Thaçit, komentoi në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania lidershipin politik të Kosovës pas pavarësisë.
Sipas tij, duhet më shumë përpjekje për të krijuar modele komunikimi dhe se Kosova nuk mund të presë gjithë kohën që të tjerët t’i sanksionojnë fqinjët.
“Unë mendoj se… ne jemi në Shqipëri dhe ju jeni duke më pyetur për vështrimin tim për Kosovën. Unë mendoj se është një punë që nuk ka mbaruar ende dhe mendoj se ka shumë gjëra të cilat duhen bërë dhe rekomandimi im që unë ia jap të gjitha shteteve, nëse më pyesin, është: është e rëndësishme të mos japësh vështrimet e tua, përveç rasteve kur të pyesin. Unë mendoj se njerëzit mund të kuptojnë se ti mund të përzgjedhësh shumë gjëra në jetë, por nuk mund të përzgjedhësh fqinjët e tu dhe duhet të zhvillosh marrëdhënie të mira me fqinjët. Ndonjëherë diçka e tillë është e vështirë sepse ka pasur përvoja të hidhura politike, ka pasur përvoja të hidhura lufte dhe ti mund të përpiqesh ta bësh këtë nga ana diplomatike. Mund të përpiqesh që të marrësh persona të cilët kanë marrëdhënie të mira me kryeministrin e një shteti të caktuar, merren me persona të tjerë të cilët kanë marrëdhënie të mira me kryeministrin e një shteti tjetër. Dhe të shikosh nëse mund të kesh disa dakordësi, disa rregullime. Mendoj se duhet të ketë më shumë përpjekje për të krijuar modele komunikimi. Ajo që unë mendoj se duhet të ndalojë së bëri Ballkani është që procesi i cili… pra, nëse shkoni te Kongresi i Berlinit në 1878, të gjitha delegacionet e Ballkanit u përpoqën të gjenin një pushtet, një shtet të fuqishëm në mënyrë që sa herë të kishin probleme me fqinjët t’i thoshin kësaj fuqie të madhe: “Ooo, ky fqinji po më bën këtë dhe atë”. Nuk është kjo mënyra se si bëhen gjërat, mënyra se si mund t’i adresojmë gjërat është të punosh me fqinjët dhe të mos presësh nga shtetet e mëdha që të sanksionojnë fqinjët apo të marrin masa të tilla, apo t’ju mbështesin juve kundrejt fqinjëve. Puno me fqinjët dhe mendoj se nëse do të isha përballë një situate të tillë, unë jam një mbështetës i madh dhe i fortë i programeve të ndryshme të cilat dëshirojnë të keni p.sh. “Ballkanin e Hapur” apo përpjekjeve të tjera në mënyrë që këto shtete të vijnë më afër me njëri-tjetrin. Mendoj se në vend që të shkosh te pushteti i madh dhe t’i thuash “ai ishte i keq me mua, ti duhet t’i thuash atij të mos jetë më i keq me mua”, mendoj se kjo nuk është shumë efektive dhe nuk ka për të funksionuar”, tha ambasadori.
Hill u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk dëgjon sa duhet palën tjetër dhe se në Uashington ekziston mungesë besimi strategjik ndaj tij.
“Është e dhimbshme për mua të shikoj negociatorë të BE të cilët janë duke shkuar në tërë Europën, duke çuar dëm karburantin e avionëve teksa udhëtojnë dhe nuk arrijnë që t’i sjellin së bashku njerëzit, t’i bashkojnë njerëzit. Unë mendoj se ka pasur një mundësi të mirë, por deri më tani nuk ka asnjë marrëveshje dhe me sinqeritet mund t’ju them se bota është duke e parë këtë gjë por nuk është se janë dhe shumë të interesuar. Sepse interesi i madh aktualisht ndodhet në Ukrainë dhe çështja është nëse situata ku Rusia, dhe Rusia kontemporane moderne, ka për të vijuar dhunën ndaj fqinjit dhe ka për ta shkatërruar, nëse ne do ta lejojmë diçka të tillë. Serbia nga ana tjetër ka plot njerëz në Serbi të cilët kanë marrëdhënie historike me rusët por Serbia ka bërë një punë të madhe për të ndihmuar Ukrainën, për të krijuar marrëdhënie, kanë takime të rregullta me lidershipin politik në Ukrainë dhe kjo i ka ndikuar madje në opinione të ndryshme nëpërmjet transfertave nga shtete të treta nëpërmjet pjesës ushtarake, pra Serbia ka plot gjëra në pjesën e Ukrainës dhe shteti im e vlerëson rolin e Serbisë në këtë drejtim. Pra, në vend që të përpiqemi që t’i kthejmë të gjithë mbrapsht për çështjen e Ballkanit në vitin 1991, mendoj se do ishte më mirë të kishim më shumë përpjekje për të folur për këto situata të cilat janë me vlerë për ne. Pra kur Shtetet e Bashkuara ranë dakord – dhe kjo ishte pasi unë u largova nga Serbia – kur u vendos për këtë dialog të ndërsjellë, unë i pashë këto deklarata sepse diplomatët amerikanë do të uleshin aty me serbët dhe do të diskutonin një larmi çështjesh dhe Kosova duhet të përpiqet të bëjë të njëjtën gjë. Megjithatë aktualisht është një perceptim se Kosova nuk është duke punuar me ne, dhe kur ti ke një perceptim të tillë, gjithçka tjetër është shumë e vështirë për t’u ndryshuar”, tha Hill.
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 13:40 Zelenskyy miraton planin 40-ditor të Ukrainës për të rritur presionin ndaj Rusisë, çfarë po përgatit me të vërtetë Kievi?
- 13:39 Ekspedita detare pranë brigjeve të Brazilit zbulon 31 specie të reja (FOTO)
- 13:37 Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
- 13:30 Mision historik, Greqia do të dërgojë astronautin e saj të parë në hapësirë
- 13:27 Kritikoi qeverinë somaleze në internet, 27-vjeçarja dënohet me tre vite burg. Vendimi ngjall reagime të shumta
- 13:27 Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë