“Hiqni pengesat për eksportet”- Lavrov kërcënon me dalje nga marrëveshja e grurit
Moska mund të braktisë marrëveshjen e grurit me Ukrainën nëse nuk do të hiqen pengesat për eksportet ruse, tha të premten Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov në një vizitë në Turqi, e cila ndihmoi në ndërmjetësimin e marrëveshjes historike.
“Nëse nuk ka përparim të mëtejshëm në heqjen e barrierave për eksportin e plehrave dhe drithërave ruse, ne do të rimendojmë nëse kjo marrëveshje është e nevojshme,” tha Lavrov, duke iu referuar marrëveshjes që mundësoi rifillimin e eksporteve jetike të grurit nga Ukraina.
Lavrov tha se eksportet ruse të grurit dhe plehrave u prekën nga mungesa e aksesit në sistemin financiar SWIFT. Ai u bëri thirrje vendeve evropiane që nëse kanë teprica të grurit ukrainas t’ia dhurojnë një pjesë të tyre vendeve të varfra.
Ministri i Jashtëm i Turqisë tha se ishte dakord me kërkesën e Rusisë për të hequr pengesat ndaj eksporteve ruse të plehrave dhe drithërave dhe se kjo duhet të adresohet në mënyrë që të zgjerohet më tej marrëveshja e përgjithshme e drithërave të Detit të Zi që përfshin Ukrainën.
Mevlut Cavusoglu tha në një konferencë shtypi në Ankara së bashku me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov se Turqia ishte e përkushtuar për të zgjatur marrëveshjen e sponsorizuar nga OKB për të siguruar kalimin e sigurt të drithërave dhe mallrave të tjera nga portet e Detit të Zi.
LEXONI GJITHASHTU:
Shpërthen kolera në perëndim të Sudanit, 30 persona humbin jetën, 800 të tjerë të infektuar
Kina synon të eksportojë robotë për zbulimin dhe mbrojtjen e kabllove nënujore
Irani dhe Katari rifillojnë tregtinë detare pas 5 muajsh ndërprerjeje
- 16:13 Shpërthen kolera në perëndim të Sudanit, 30 persona humbin jetën, 800 të tjerë të infektuar
- 16:10 Kina synon të eksportojë robotë për zbulimin dhe mbrojtjen e kabllove nënujore
- 16:06 Irani dhe Katari rifillojnë tregtinë detare pas 5 muajsh ndërprerjeje
- 15:59 Macron pritet të vizitojë Sirinë, çfarë do diskutojë me presidentin e vendit
- 15:55 Zjarri përfshin një fabrikë nafte në Greqi, dëmtohen biznese dhe banesa
- 15:17 Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje