Historia 3000 vjeçare e Durrësit, turistët të mahnitur nga monumentet arkeologjike

21 Shtator 2023 | 15:51

Monumentet arkeologjike janë ndër asetet më të rëndësishme, që e kanë bërë Durrësin kryeqendrën e turizimit në Shqipëri.

Krahas plazhit, thuajse të gjithë vizitorët e huaj, kanë pjesë të axhendës së tyre vizitat në sitet arkeologjike dhe historinë 3000 vjeçare të qytetit port.

“Kemi një tur pothuajse standard. Vizitojmë amfiteatrin, banjot romake, Torrën Veneciane, pastaj kalojmë tek ato që kanë të bëjnë me aktivitetin ekonomik të qytetit, si përshembull Tregun Bizantin, dhe për ta përmbyllur me bregdetin dhe kulinarinë e Durrësit”-tha Vangjel Dimroçi, guidë turistike.

Amfiteatri, një ndër mrekullitë e qytetërimit romak nga koha e Perandorit Trajan, është i pari në listë.

Ai ka pritur mbi 13 000 vizitorë vetëm përgjatë 3 muajve të verës.

“Me shifrat jemi shumë mirë, si nga numri i vizitorëve, ashtu edhe nga të ardhurat që kemi ne si institucion. Po të flasim konkretisht vetëm për amfiteatrin, vjet e kanë vizituar rreth 6000 turistë, ndërsa këtë vit, po për të njëjtën periudhë, jemi në shifrat e 13 000 vizitorëve”-Alban Ramohitaj, drejtor i qendrës muzeore në Durrës.

Ata vijnë nga e gjithë bota.

“Kanë dominuar turistët polakë, ndërsa tani në shtator kemi më shumë gjermanë, spanjollë e italianë”-Ina Ajazi, guidë turistike.

“Është mahnitëse. Është e mrekullueshme sesi në këtë qytet ‘bashkëjetojnë’ ndërtesat e reja me ato kaq të vjetra. S’është pak të them që është diçka që se kam parë më parë”- u shpreh turistja.

“Jam i emocionuar, sepse është një sit me një histori shumë të largët. Më bën që të mendoj për Koloseun e Romës”-theksoi turisti.

Gjithnjë ka vend për më mirë, prandaj autoritet premtojnë përmirësimin e vazhdueshëm.

Nga Vlora deri në Trieste, Durrësi mbetet qyteti më i vjetër në krahun lindor të detit Adriatik.

Kjo e ka rritur interesin e të huajve për muzetë dhe monumentet e zbuluara, kryesisht në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë

Fotografitë e realizuara në Shqipëri në vitin 1921 nga akademiku dhe antropologu zviceran Eugène Pittard janë sjellë për publikun korçar në një ekspozitë të veçantë...
21:45 | 24/06/2026

Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë

Një zbulim i jashtëzakonshëm në botën e muzikës klasike ka sjellë në dritë një dorëshkrim të panjohur më parë të Mozartit, i cili përmban shtatë...
19:32 | 24/06/2026

INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës

Sektori i kulturës ka shënuar zhvillime pozitive gjatë vitit 2025, duke reflektuar rritje të pjesëmarrjes së publikut në aktivitete artistike. Të dhënat e publikuara nga...
17:53 | 24/06/2026