Historia e Mbretëreshës Camilla, nga sulmi në tren dhe rrëfimi për Boris Johnson
Një libër i ri mbi familjen mbretërore britanike ka zbuluar se Mbretëresha Camilla është përballur me një ngjarje të vështirë gjatë adoleshencës, kur një i panjohur e sulmoi në një tren.
Fragmentet e librit Power and the Palace, me autor Valentine Low dhe të publikuara në The Times më 31 gusht, tregojnë se Camilla, tani 78 vjeçe, e rrëfeu këtë histori për Boris Johnson-in në vitin 2008, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Londrës, gjatë një takimi në Clarence House.
Sipas Guto Harrit, ish-drejtor i komunikimit të Johnson-it, Camilla ndau një episod personal nga rinia e saj për të theksuar rëndësinë e hapjes së tre qendrave të krizës për viktimat e përdhunimit në Londër.
“Biseda e tyre serioze kishte të bënte me faktin se ajo kishte qenë viktimë e një tentative përdhunimi kur ishte ende nxënëse,” shkruan Low në libër.
“Ajo po udhëtonte me tren drejt Paddington-it, rreth moshës 16-17 vjeçare, kur një burrë nisi të lëvizte dorën drejt saj… Në atë moment, Johnson e pyeti çfarë ndodhi më pas. Ajo u përgjigj: ‘Bëra atë që më kishte mësuar nëna ime. Hoqa këpucën dhe e godita…’”
Harri shton: “Ajo reagoi me aq qetësi, sa kur mbërriti në Paddington, zbriti nga treni, gjeti një polic dhe i tha: ‘Ai burrë sapo më ngacmoi.’ Më pas ai u arrestua.”
Mbretëresha Camilla ka vite që mbështet publikisht viktimat e përdhunimit, dhunës në familje dhe abuzimit seksual, duke i bërë këto kauza një nga prioritetet e saj kryesore.
Pallati Buckingham nuk ka komentuar mbi këtë rrëfim.
LEXONI GJITHASHTU:
Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda
Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë
Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 10:03 Rama: “The Albanian Files” është një botim i pavarur, kritikat u nxitën nga një tekst autoironik
- 09:32 Federata e Futbollit të Uruguait anulon fluturimin çarter të lojtarëve nga Kupa e Botës si ndëshkim
- 09:28 Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 09:02 Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë
- 08:46 Gjirokastër, zjarret e qëllimshme gjatë verës, problematikë për dëmet në pyje-kullota
- 08:26 Fluks turistësh në Gjirokastër, kapacitetet akomoduese të pamjaftueshme