Historia në fokus, foto të papublikuara nga Lufta Italo-Greke ekspozohen në Pogradec
Në Pogradec është çelur një ekspozitë unike fotografike me materiale të rralla nga “Ditari i Luftës Greko-Italiane 1940–1941”, i autorit arvanitas Christos Petrou Mesogeitis.
Ekspozita sjell për publikun imazhe dhe shënime historike që dokumentojnë operacionet ushtarake të ushtrisë greke gjatë luftës me Italinë në Shqipërinë e Jugut, por edhe pamje të jetës së përditshme të banorëve në zonat ku Mesogeitis kaloi dhe qëndroi – kryesisht përreth Pogradecit dhe Maliqit.
Veçantia e kësaj ekspozite qëndron në faktin se nuk fokusohet vetëm në zhvillimet ushtarake, por sjell edhe jetën e njerëzve të thjeshtë, zakonet, profesionet, vështirësitë e përditshme dhe pamje të fshatrave e vendeve historike, duke krijuar një pasqyrë të plotë të realitetit gjatë luftës.
Autori Christos Petrou Mesogeitis, i diplomuar për arkeologji, u përfshi në luftën italo-greke dhe mbajti një ditar të detajuar, shoqëruar me fotografi të realizuara gjatë shërbimit të tij.
Ai u nda nga jeta në vitin 1944, pak para çlirimit të Greqisë, duke lënë pas një dëshmi të rrallë historike, e cila u prezantua për publikun shqiptar për herë të parë nga pasardhësi i tij, Petro Filipi.
“Jam shumë i lumtur që pas 85 vjetësh hap këtë ekspozitë fotografish të gjyshit tim arvanitas Petros Mesogjitis. Këto fotografi janë të botuara në libër nga gjyshi im dhe pas kaq kohësh arritëm që ta sjellim për herë të parë në një ekspozitë. Mesogjitis kishte mbaruar për arkeologji dhe më pas u angazhua në luftën italo-greke me forcat greke dhe gjatë asaj periudhe ka mbajtur ditar rreth luftës dhe vendeve që kalonin duke shkrepur edhe foto. Ai ka ndihmuar në atë periudhë edhe familjet e varfra gjatë kohës që ka qenë në këtë zonë. Libri dhe ekspozita i dedikohet zonës së Maliqit dhe Pogradecit, flitet për vështirësitë që haste ushtria në malet me dëborë gjatë luftës dhe njerzit kanë mundësinë që nëpërmjet tyre të shohin dhe mësojnë më shumë rreth periudhës së luftës italo-greke”, – tha Filipi.
Në fokus të ekspozitës janë edhe pamje të zonave që sot nuk ekzistojnë më, si liqeni i dikurshëm i Maliqit, apo kullat tre deri në katër kate në fshatrat e Pogradecit, si dhe momente nga jeta rurale e fermerëve në kohë lufte.
LEXONI GJITHASHTU:
Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
- 10:52 Përplasjet me protestuesit para Parlamentit, disa efektivë të lënduar marrin ndihmën e parë
- 10:46 “Më tregoni mua urdhrin”, Shehaj nuk lejohet nga Garda të futet në Kuvend (VIDEO)
- 10:38 Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Emin Riza
- 10:35 Protestuesit bllokojnë rrugën me koshat e mbeturinave, ndërhyn policia
- 10:22 Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie
- 10:22 Konferenca e Kryetarëve pa vendimmarrje për kërkesën e PD për reformën Territoriale, do të votohet në Parlament