Historitë e policëve shqiptarë me trafikun e drogës

1 Shkurt 2022 | 16:16

Pesë dëshmitarë të drejtësisë italiane ishin personat kyç që zbërthyen skemën e trafikimit të 6 tonëve kanabis përmes Adriatikut në disa episode të ndryshme.

Pjesë e dosjes janë edhe 2 ish zyrtarët e policisë, Ilirjan Balla ish-zëvendës drejtori i Policisë së Vlorës dhe ish oficeri i Kavajës Artur Krasniqi, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Bashkë me ta nën akuzë është edhe prokurori i pezulluar Maksim Sota, të cilin pak ditë më parë Gjykata e Lartë nuk pranoi ta lironte nga arresti shtëpiak.

Gjatë viteve të fundit rreth 20 policë janë skeduar për lidhje me narkotrafikun.

Në vitin 2015 shefi i Burimeve Njerëzore po në Policinë e Vlorës u akuzua se ndihmonte një grup trafikantësh qe transportonin kanabis me aeroplan nga Vlora në Brindizi.

Ish-nën komisari i Fierit, Festim Lelaj pak javë më parë u dënua me 17 vite burg për trafikimin e një sasie prej 2.5 ton hashash nga porti i Durrësit.

Operacioni Shpirti ka vënë nën akuzë për trafik droge edhe 2 truprojat e ish ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, ish-gardistët Agustin Deda e Hekuran Marku.

1 muaj më parë për trafik droge në bashkëpunim me grupin “Habilaj” u dënua me 8 vite burg edhe ish shefi kundër krimit të organizuar në Vlorë Gjergj Kohilla.

Si pjesë e kësaj dosjeje në kërkim vijon të jetë edhe ish shefi i stacionit policor Dhërmi, Sokol Bode.

Sipas raporteve ndërkombëtare, Shqipëria mbetet një nga furnizuesit kryesorë me kanabis ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit i ka cilësuar të brishta institucionet ligjzbatuese.

“Zyrtarë, politikanë, gjyqtarë dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ishin në gjendje t’i shmangeshin ndjekjes penale”, thote raporti i DASH.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026