Hitaj: Gjyqi ndaj Berishës po shtyhet qëllimisht, një qytetar i thjeshtë nuk do…

24 Prill 2025 | 21:16

Gazetari Arbër Hitaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se shtyrja e vazhdueshme e gjyqit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha bëhet në mënyrë të qëllimshme nga GJKKO.

Sipas tij, politika është duke u favorizuar nga drejtësia, pasi një njeriu të thjeshtë nuk do i ishin toleruar gjithë ato shtyrje për kërkesa të avokatëve.

“Shikoj që është e qëllimshme nga GJKKO për ta shtyrë vendimin për Berishën për të parë një herë rezultatin e zgjedhjeve, një njeriu të thjeshtë nuk do t’ia shtynin”, tha Hitaj.

Gazetari Bledian Koka e kundërshtoi këtë deklaratë teksa solli shembullin e padisë që Erion Veliaj ka bërë ndaj tij, gjyqi për të cilën siç tha është shtyrë 2 vjet në gjykatë penale.

“Politika nuk po trajtohet si njerëzit e thjeshtë, po të ishte një njëri i thjeshtë do t’ia zëvendësonin avokatin. Mund të jetë një armëpushim i momentit ose ndoshta kërkojnë pazar se duke pasur një qajse pozitive do vijë dita që mund të kenë një favorizim”, u përgjigj Hitaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna pranë Pallatit Presidencial në Mexico City, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me armë zjarri të ndodhur të hënën pranë Pallatit Presidencial në...
08:43 | 28/07/2026

Eric Trump përgëzon rojen 16-vjeçar që shpëtoi një fëmijë nga mbytja: Jepini nderin më të lartë (VIDEO)

Një roje plazhi 16-vjeçar është kthyer në heroi pasi shpëtoi një djalë rreth 10 vjeç, i cili u rrëmbye nga dallgët në plazhin Seabright, në...
08:36 | 28/07/2026

Takime vendimtare në Uashington? Trump do të presë Netanyahun dhe Zelenskyn

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të presë këtë të martë në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin ukrainas Volodymyr...
08:28 | 28/07/2026