Hixhabi i Mahsa Amin trondit botën, përjetësohet përmes veprave të artit
Një vrasje që shkaktoi më pas qindra viktima të tjera.
Mahsa Amin u vra më 16 shtator sepse nuk kishte vendosur si duhet hixhabin, moment ky që solli një valë protestash të dhunshme në rrugët e Iranit.
Rasti i 22-vjeçares ka ngjallur reagime në mbarë botën, ndërsa artistë të ndryshëm janë përpjekur që përmes artit të tyre të rrisin reagimin qytetar e të mbajnë gjallë protestat.
Ky është dhe rasti i artistit të Instagram-it Jalz, i cili bashkoi në një kolazh Kullën Azadi ose Kullën e Lirisë dhe pikturën e vitit 1910 “La danse” të Henry Matisse.
Piktura simbolizon ndjenjën e çlirimit, ndërsa në sfond është pikërisht vendi i revolucionit iranian. Në të, Jalz ka shkruar një frazë kurde që përkthehet: “Gratë, Jeta, Liria”, një shprehje simbol kjo që ka shoqëruar çdo protestë për 22-vjeçaren Mahsa Amin.
Për më tepër, lakuriqësia e paraqitur në pikturë është në kontrast me realitetin aktual ku gratë detyrohen të mbulohen.
Sipas artistit, vepra të tilla e bëjnë jetëgjatë këtë lëvizje sepse pavarësisht gjuhës apo dallimeve kulturore, të gjithë mund të biem dakord se ka një ngurtësi që rrethon lirinë e grave iraniane.
LEXONI GJITHASHTU:
Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
“Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
- 09:37 Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
- 09:15 Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
- 09:04 Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara