Holanda mbetet pa gaz pas refuzimit për të paguar në rubla

30 Maj 2022 | 21:45

“Gazprom” po përgatitet të mbyllë rubinetet e gazit për Holandën, pas refuzimit të vendit për të paguar në rubla.

Kompania holandeze “GasTerra” ka sqaruar në një komunikatë se pagesa në rubla nuk mund të bëhej pasi përbënte shkelje të sanksioneve të vendosura nga BE.

Bllokimi, i planifikuar për të martën, prek rreth 2 miliardë metër kub gaz të koncentruar deri në tetor.

Kompania daneze e gazit “Orsted” ndodhet në të njëjtën situatë. Afati për të paguar në valutën ruse skadon të martën dhe bordi i saj e ka bërë të qartë se do të vazhdojë pagesën në euro. Kontrata e saj me “Gazprom” mbulon shumicën e gazit të konsumuar në Danimarkë.

Nëse Moska i përmbahet kërcënimeve, Danimarka dhe Holanda do t’i bashkohen Polonisë, Bullgarisë dhe Finlandës, vende të cilave “Gazprom” u ka ndërprerë furnizimin me gaz pasi kanë refuzuar të paguajnë në rubla.

Pas valës së parë të sanksioneve të Perëndimit, presidenti rus urdhëroi një dekret që pagesat për gazin të bëhen në rubla, për të forcuar sovranitetin e Rusisë, me pretendimin se SHBA dhe BE po e përdornin sistemin financiar si armë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026