Homazhe në Nju Jork për Dëshmorin e Kosovës Afrim Bunjaku

26 Shtator 2023 | 15:24

Komuniteti shqiptar në Nju Jork ka organizuar homazhe në nder të dëshmorit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Homazhet do të mbahen ditën e sotme në orën 13:00 me orën lokale në Dag Hammarskjold Plaza E. 47th St. NY, NY 10017.

“Bashkohuni me komunitetin shqiptaro-amerikan për të ndezur qirinj për Afrim Bunjakun, policin e Kosovës që u vra nga terroristët serbë”,  thuhet në njoftimin e komunitetit shqiptar.

Rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes me një grup të armatosur në Banjskë të Zveçanit në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe.

Sulmuesit e armatosur, rreth 30 persona, ishin vendosur në manastirin e Banjskës, nga ku shkëmbyen të shtëna me organet e rendit.

Autoritetet konfiskuan edhe një sasi të madhe armatimi. Autoritetet e Kosovës bënë përgjegjës Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi fajësoi zyrtar serbët e Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, i ka dhënë rreshterit Afrim Bunjaku urdhrin më të lartë të Kosovës, “Hero i Kosovës”.

Osmani ka thënë se polici Bunjaku u vra në mbrojtje të rendit, ligjit, integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026