Homazhe për 22-vjetorin e masakrës së Reçakut, udhëheqësit politikë në Kosovë dënojnë gjenocidin serb
Pesëmbëdhjetë janari i vitit 2021 shënon 22 vjetorin e masakrës së Reçakut në Kosovë, ku forcat e ushtrisë serbe kryen njërën nga masakrat më të mëdha kundër popullsisë civile.
Dyzetepesë shqiptarë u masakruan nga forcat serbe. Kjo ngjarje shënoi edhe kthesën në luftën mes dy shteteve, pasi misioni i Organizatës Evropiane për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE) në Kosovë ndikoi në ndërhyrjen e Aleancës së Atlantikut (NATO) në Serbi.
Për këtë përvjetor udhëheqësit politikë të Kosovës, si kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ish-kryeministrat Albin Kurti e Ramush Haradinaj, dhe ish-drejtues të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kryen homazhe në memorialin kushtuar të vrarëve.
Hoti tha se trupat nuk do të prehen të qetë derisa të vihet drejtësia në vend. Thirrje të ngjashme bënë edhe Kurti dhe Presidentja në detyrë Vjosa Osmani. Ish-kryeministri Haradinaj ia bashkangjiti emrin e Reçakut fushatës “Liria ka emër” duke thënë se emri i kësaj masakre ishte çmimi i shtrenjtë i lirisë. “Liria ka emër, e ai është Prekazi e Reçaku,” – tha Haradinaj.
Ndërkohë Limaj, kryetari i Nisma Socialdemokrate tha se masakra e Reçakut vazhdon të jetë fytyra e turpit të Serbisë, ndërsa Enver Hoxhaj, ushtrues i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, vlerësoi se maskara lëvizi ndërgjegjen e botës për të ndërhyrë në Kosovë.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet