Homazhet për Enea Mekollin, xhaxhai i efektivit i drejtohet Presidentit Begaj: Na mbyllën derën, shteti të reagojë

5 Qershor 2026 | 12:10

Po mbahen këtë të premte homazhet në nder të efektivit Enea Mekolli, 34-vjeçarit që humbi jetën gjatë operacionit për kapjen e një të shumëkërkuari në Lozhan të Maliqit, Violand Braçellarit, një ditë më parë.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Presidenti Bajram Begaj, i cili gjatë takimit me familjarët e të ndjerit, Xhaxhai i Enea Mekolli, Hazbi Mekolli, i bëri apel që shteti të marrë masa ndaj kriminelëve dhe t’i arrestojë ata.

“E latë këtë vend në dorë të kriminelëve. Na mbyllën derën, mos i lini kriminelët. Ka pasur tre herë tentativë për ta arrestuar, duhet të merrni masa, po na vrisni, bëhuni të zotë, e latë këtë vend në dorë të kriminelëve, po sundojnë kriminelët në çdo cep të Shqipërisë. Nuk dominon policia, por dominon krimi. Na fundoset, na çuat në fund. Nuk kishte masa mbrojtëse”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, pamje nga takimi

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të premte një takim me Kryeministrin e Holandës, Rob Jetten, teksa ndodhen në Tivat, Mal të Zi, në kuadër...
12:56 | 05/06/2026

Pako me pjesë armësh nga SHBA, arrestohet 32-vjeçari që e priste në Tiranë

Policia e Tiranës ka goditur një rast të tentativës për trafikim të pjesëve të armëve të zjarrit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë,...
12:51 | 05/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Berisha: Enea Mekolli dy herë hero, vrasësi i tij financohej

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në komunikimin e tij për mediat ka shprehur ngushëllimet për efektivin e policisë, Enea Mekolli, i cili u ra...
12:43 | 05/06/2026