Horner mbështet Perez pas katastrofës në Kanada
Sergio Perez pati një fundjavë për tu harruar në Kanada, pas asaj cka ndodhi në Monako. Meksikani u eleminua në sesionin e parë kualifikues në 2 gara rradhazi dhe nuk arriti as ta përfundonte garën një ditë më pas. Mirëpo Christian Horner nuk është i shqetësuar për formën e Perez.
Kanadaja ishte gara e parë pas zyrtarizimit nga Red Bull për një rinovim 2 vjecar të Perez. Në Montreal ai kaloi një kontakt me Pierre Gasly që për fatin e mirë nuk u hetua nga steward’ët. Por më vonë Perez humbi kontrollin pas trajektores në pistë të lagur, duke dalë nga pista dhe përplasur makinën që e detyroi të mbyllte garën përpa kohe. Si dhe u penalizua me 3 vende në rradhën e nisjes në Spanjë për shkak të shkeljes së rregullave të sigurisë.

Sergio Perez e nisi fort këtë sezon duke u ngjitur në podium në 4 nga 5 garat e para, por pas garës në Miami, meksikani përfundoi në vendin e 8-të në Imola përpara skualifikimit në dy evente rradhazi. Mirëpo siç thotë edhe Horner, mungesa e pikëve të Ferrari’t në Kanada e ndihmoi Red Bull të rrisë diferencën në klasifikimin e konstruktorëve me 49 pikë, falë fitores së Max Verstappen.
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil
- 22:05 Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë