Hotelet në kohën e pandemisë, në Greqi ambientet i janë përshtatur masave të sigurisë
Të udhëtosh gjatë kohës së pandemisë është një sfidë, e po ashtu të gjesh edhe akomodimin e duhur.
Në luftën e tyre për të shpëtuar sezonin e shkurtër veror , hotelet në Greqi janë rihapur duke vendosur në plan të patë masat specifike të sigurisë, një mënyrë për të parandaluar përhapjen e covid 19.
Por çfarë ka ndryshuar në hotelet në ishullin Naxos?
“Mirë se erdhët në vendin tim modest. Ju lutem hyni. Kjo është dhoma ime këtu në Naxos. Në pamje të parë nuk vini re ndonjë ndryshim të dukshëm, por në çdo dhome ka një dezinfektues dhe informacion të plotë që ju shpjegon sesi të qëndroni të sigurt duke nisur me distancimin social. Përveç kësaj, më parë hoteli ofronte mëngjesin brenda, por tanimë jo, kjo për arsye te sigurisë shëndetësore. Ju duhet zgjidhni një nga pesë menutë një ditë më parë në mënyrë që t’ju ofrohet mëngjesin tjetër.
Dhe të gjitha pajisjet si telekomandat tani duhet të mbulohen me qese, e cila do të hidhet kur të largohem, dhe vendi do të jetë gati për turistin e radhës”, thotë Panos Kitsikopoulos, pronar hoteli në Naxos.
Masat për të ardhurit e ata që largohen
– Procedurat e kontrollit dhe kontrolli pa kontakt
– Dyert e hapësirave publike mbahen të hapura
– Çelësat e dhomave dezinfektohen
– Koha e check-out në orën 11:00 dhe koha e check-in në 15:00
Kufizimet e publikuara nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Grek janë instaluar për të mbajtur të sigurt punëtorët dhe turistët. Në përgjithësi, tubimet e mëdha duhet të shmangen, çdo sipërfaqe dhe objekt dezinfektohet edhe dhe dhomat, publike ose jo, duhet të pastrohen dhe ventilohen plotësisht.
“Ne duhej të zgjidhnim midis një dhome boshe të tipit spitalor dhe një dhomë të bukur mikpritëse e të ngrohtë. Prandaj, kemi përdorur materiale speciale pastrimi, të certifikuara dhe të aprovuara nga Organizata Kombëtare Greke për Medikamente, në mënyrë që të mos kursejmë asgjë në lidhje me sigurinë e personelit tonë dhe të ftuarit”, thotë Konstantinos Stamatopoulos, pronar hoteli në Naxos.
Fatmirësisht mëngjesi shërbehet në një hapësirë të hapur, brenda ose jo ju mund të prisni çdo gjë në Greqi, një vakt të plotë e të shijshëm
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania