Hoteli ‘i gjelbër’ në Angli, i projektuar për të qenë miqësor me mjedisin

22 Dhjetor 2021 | 22:19

Në pamje të parë duket një dhomë e zakonshme hoteli, e mobiluar me stil abstrakt dhe e përshtatshme për të fjetur. Por ky hotel, i quajtur “Dhoma 2”, është tejet miqësor me mjedisin.

“Për të shmangur çuarjen dëm të energjisë kur klientët nuk janë në dhomë kemi pajisur secilën prej tyre me sensorë pasivë infra të kuq, njëri sipër derës dhe tjetri në tualet, për t’u siguruar se nuk ka humbje të energjisë me dritat ndezur apo me ngrohjen dhe ftohjen e ambientit”, tha Robert Godwin, pronar i hotelit “Dhoma 2”.

Tualeti i dhomës kufizon lirimin e ujit, llampat janë bërë me xham të ricikluar dhe pasqyra e pajisur me dru vendas. Hoteli ndodhet në Chiswick të Anglisë.

“Ne intensifikojmë prodhimin e energjisë së rinovueshme, që përbëhet nga panelet diellore në çati dhe 17.200 metra tubacione që zbresin nën tokë për të plotësuar 100 për qind të nevojave tona për ngrohje, ftohje, apo ujë të nxehtë. Pra, po maksimizojmë energjinë e rinovueshme dhe minimizojmë atë që na duhet të nxjerrim nga rrjeti elektrik”, u shpreh Robert Godwin.

Hoteli është ndërtuar si përgjigje ndaj shqetësimeve në rritje për impaktin e sektorit të hotelerisë tek klima. Robert Godwin dëshiron të revolucionarizojë këtë sektor duke futur në përdorim pajisje miqësore me ambientin. Rezultati, sipas tij, është hoteli i parë në botë me zero emetime.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026