Hoteli i parë në botë ku ju shërbejnë robotët humanoid ‘Oto’
Në Otono-mous Hotel, i prezantuar si hoteli i parë në botë që funksionon plotësisht me inteligjencë artificiale, mysafirët nuk përshëndeten nga një person por nga Oto, robot humanoid që mban titullin “Chief Vibes Officer
Ai nuk është thjesht një pritës, por mund dhe të japë sugjerime për restorante. Oto dhe mund të reagojë ndaj problemeve personale të mysafirëve.
“Ne e quajmë konçierg, por duam që të jetë më shumë se kaq. Duam që të jetë shoku yt më i mirë – të kuptojë gjithçka për ty”, thotë Philippe Ziade, themelues dhe CEO i hotelit.
Check-in-i në hotel është plotësisht digjital: mysafirët ngarkojnë ID-në e tyre në telefon dhe hyjnë në dhomat e tyre përmes kodeve të gjeneruar nga aplikacioni i hotelit. Oto flet mbi 50 gjuhë dhe ka theks anglez, duke e bërë bisedën me të, të ndjehet sa më njerëzore dhe personale, shumë më tepër se një asistente zanore e zakonshme si Alexa apo Siri.
Edhe pse aktualisht Oto operon vetëm në hollin e hotelit, ai ofron një pamje të së ardhmes: një botë ku hotelet mund të funksionojnë po aq mbi inteligjencën artificiale sa mbi ndërveprimet njerëzore, duke krijuar përvojë unike dhe të personalizuar për çdo mysafir.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania