Hoxha takim me Komisioneren Kos në Bruksel: Reforma të qëndrueshme drejt BE-së
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua në Bruksel me Komisioneren për Zgjerimin të Bashkimit Evropian, Marta Kos.
Ministri Hoxha njoftoi se në fokus ishte procesi i avancuar i negociatave të anëtarësimit, me theksin te rëndësia e ruajtjes së momentumit aktual dhe vijimit përpara me konsistencë në këtë rrugë.
Zgjedhja e Shqipërisë, sipas Hoxhës, është e qartë, rruga e saj drejt BE-së është e ndërtuar mbi angazhime të forta, reforma të qëndrueshme dhe rezultate konkrete.
Ministri i Jashtëm shtoi se në takim u diskutuam gjithashtu edhe për zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Planit të Rritjes, i cili, në rastin e Shqipërisë, përplotëson procesin e anëtarësimit në BE dhe sjell përfitime të prekshme për qytetarët.
Hoxha nënvizoi se “harmonizimi i vazhdueshëm me standardet e BE-së, forcimi i sundimit të ligjit dhe i një gjyqësori të pavarur e profesional, si dhe progresi i qëndrueshëm në të gjithë grupkapitujt e negociatave mbeten prioritetet e përditshme të Shqipërisë.”
Përgjatë takimit u theksua edhe rëndësia e një komunikimi të qartë mbi përfitimet dhe mbi përgjegjësitë e zgjerimit, me synim rritjen e mbështetjes publike dhe nxitjen e transparencës.
Nga ana e saj, Komisionerja Marta Kos vlerësoi progresin e arritur nga Shqipëria dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të reformave, duke rikonfirmuar se procesi i zgjerimit mbetet një proces i bazuar në meritë.
Postimi i plotë i Ministrit Hoxha
“Si gjithmonë, është kënaqësi e veçantë të zhvillosh një shkëmbim thelbësor me Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, Komisioneren tonë.
Duke u bazuar mbi një proces negocimi të avancuar dhe dinamik për Shqipërinë, theksuam rëndësinë e ruajtjes së momentumit aktual dhe vijimit përpara me konsistencë dhe fokus.
Është thënë shumë herë, por mbetet thelbësore: një proces zgjerimi i besueshëm dhe i bazuar në meritë kërkon vendime në kohën e duhur, që ruajnë besimin dhe e mbajnë procesin të parashikueshëm, efektiv dhe të orientuar drejt së ardhmes. Zgjedhja e Shqipërisë është e qartë: rruga e saj drejt BE-së është e ndërtuar mbi angazhime të forta, reforma të qëndrueshme dhe rezultate konkrete.
Diskutuam gjithashtu zbatimin e Axhendës së Reformave në kuadër të #PlanittëRritjes, i cili, në rastin e Shqipërisë, përplotëson procesin e anëtarësimit në BE dhe sjell përfitime të prekshme për qytetarët.
Harmonizimi i vazhdueshëm me standardet e BE-së, forcimi i sundimit të ligjit dhe i një gjyqësori të pavarur e profesional, si dhe progresi i qëndrueshëm në të gjitha grupkapitujt e negociatave mbeten prioritetet tona të përditshme.
Nënvizuam rolin kyç të një komunikimi të qartë dhe konsistent, si mbi përfitimet, ashtu edhe mbi përgjegjësitë e zgjerimit, thelbësor për rritjen e mbështetjes publike dhe për nxitjen e transparencës dhe gjithëpërfshirjes”, shkruan Hoxha.
Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Pas Zelenskyy-t, Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive
- 20:52 Agravon konflikti mes dy familjeve në Pukë, plagosen 2 persona. Detajet e para
- 20:45 BE nis betejën me lajmet e rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale
- 20:41 “Më pëlqen të bëj diçka të papritur”, pse aktorja Emma Roberts zgjodhi të veshë fustan të zi gjatë dasmës së saj?
- 20:17 Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
- 20:09 Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:55 Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq